Emina Cunmulaj publikon foton me barkun e rrumbullakosur: “Bota ime e vogël do të bëhet më e madhe”

Vetëm dy ditë pasi lajmëroi shtatzëninë e saj të tretë, Emina Cunmulaj na ka ngrohur zemrat të gjithëve me një foto të publikuar pak momente në Instagram. Ylli 36 vjeçar i pasarelave botërore ka pozuar me barkun e rrumbullakosur në natyrë, teksa dy vajzat e tjera të saj Mia dhe Ella vendosin dorën pranë vëllait të ardhshëm.

“Bota ime e vogël do të bëhet pak më e madhe,” shkruan Emina në postim. Ajo zbuloi edhe gjininë e bebit dy ditë më parë, duke shtuar se dy vogëlushet e saj do të bëhen me vëlla.

Kujtojmë se dëshira më e madhe e dy viteve të fundit për Cunmulaj ka qenë një fëmijë i tretë, ashtu siç e shprehu në 2019, përmes urimit që i bëri bashkëshortit të saj për ditëlindje, biznesmenit Sam Nazarian.