Emina Cunmulaj kthehet nga SHBA: “Votoni që fëmijët mos kenë frikë të flasin shqip”

Ditën e sotme mbahen zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, ku shqiptarët përfaqësohen me disa parti dhe dy koalicione kryesore, më i njohuri ai i “Lista Shqiptare”, i cili ka marrë mbështetjen e poltikanëve shqiptare në të gjithë Ballkanin e jo vetëm.

Emina Cunmulaj, shqiptare e Malit të Zi, është një prej personazheve të njohur që po lobon më shumë në mënyrë që bashkëkombasit e saj e saj të dalin në votime dhe të votojnë shqip. Modelja duket se ka udhëtuar nga SHBA, vendi ku jeton prej vitesh, në vendlindje, në mënyrë që të mbështesë përfaqësuesit shqiptarë në zgjedhjet e sotme.

Me anë të postimeve në Instagram ajo nxit të gjithë shqiptarët të dalin në votime, duke i kujtuar se gjuha që flasin me familjen është shqip dhe vota e sotme shkon pikërisht për këtë gjuhë.

Modelja i bën thirrje shqiptarëve në Malësinë e Tuzit, në Ulqin e kudo në Malin e Zi, që të bashkojnë votën sepse vetëm kështu fëmijët e familjeve shqiptare në vendin fqinj nuk do të kenë frikë të flasin gjuhën e tyre në rrugë.

Ndërkohë ka ndarë me ndjekësit e saj edhe momentin kur ka votuar vetë, ashtu sic mund ta kuptoni, numrin 10, “Listën Shqiptare”.

Ndërkohë gazetari i njohur Senad Nikshiqi po ashtu ka ndarë një foto në rrjetet sociale me Eminën, nga momenti që po votojnë, ku tregon dhe mesazhin që modelja ka për të gjithë patriotët e saj.

Ne pritje te suksesit te shqiptareve te Tuzit dhe gjithe shqiptareve kudo qe jane ne Malin e Zi. Emina Çunmulaj, nje…

Posted by Senad Nikshiqi on Sunday, August 30, 2020

Me fitore shqiptarëve në këto zgjedhje dhe gjtihmonë faleminderit Eminës që nuk resht kurrë së punuari për shqiptarët.

/News31.al