Eleni Foureira bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja Eleni Foureira ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë këtë të martë. Mediat greke bëjnë me dije se këngëtarja dhe partneri i saj, Alberto Botia, janë bekuar me një djalë. Lajmin për shtatzëninë Eleni Foureira e ndau me ndjekësit e saj në Instagram më 13 nëntor me një foto ku shihej barku i saj.

E shtrirë në një shtrat pranë Alberto Botias, partnerit të saj dhe babait të vogëlushit, ajo zbuloi se ata do të kenë fëmijën e tyre të parë. Ndërkohë vetë këngëtarja ende nuk e konfirmuar ardhjen në jetë të djalit të saj, ndaj na mbetet të presim për të parë portretin apo për të mësuar se si ia kanë vendosur emrin të porsalindurit.

Pak ditë më parë këngëtarja e njohur shqiptare Eleni Foureira në një intervistë të dhënë ka sqaruar se gjatë fillimeve të karrierës së saj në Greqi është detyruar të mos e pranojë që është shqiptare. “Në fillim të karrierës sime u detyrova të mos them se jam nga Shqipëria, sikur të ishte diçka e keqe. Pastaj nuk e mbajta dot veten, edhe TV ishte ndryshe, më i dhunshëm. Unë mendoj se nëse do të filloja sot, nuk do t’i lija njerëzit ta bënin këtë me mua. Bota sot po shkon kundër racizmit, nuk po e lë të lulëzojë dhe kjo është shumë e rëndësishme Tani, në këtë fazë të jetës sime, jam duke menduar vazhdimisht se si mund ta rris një fëmijë me mendje të hapur, pa paragjykime dhe stereotipa. Dua ta mësoj që të respektojë të gjithë njerëzit, të mos diskriminojë, të mos ngacmojë, të pranojë, të empatizojë, të kuptojë diversitetin dhe të luftojë për dukshmëri. Dua që të mos ketë turp të jetë vetvetja dhe t’u lërë hapësirë njerëzve të tjerë që e rrethojnë të jenë vetvetja”, tha Eleni Foureira.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eleni Foureira (@foureira)

Kujtojmë që Eleni Foureira rrëfeu momentet e vështira që ka kaluar gjatë fëmijërisë së saj, ku vetëm 13-vjeçe i është dashur të punojë për të përballuar jetesën, teksa ka shkuar se ndryshe nga ajo i biri do ketë fatin që shumë gjëra t’i ketë gati. “Nuk mund ta krahasoj mënyrën se si ai do të rritet me atë se si jam rritur unë. Kam përjetuar një situatë tjetër. Varfëria, lufta civile në Shqipëri, migrimi në Greqi, një mënyrë e madhe për të ripërcaktuar jetën time në një moshë shumë të re. Në të njëjtën kohë, megjithatë, me dashuri të pakufizuar nga prindërit e mi. E gjithë kjo më bëri shumë të ndjeshme, por edhe shumë të vështirë në të njëjtën kohë.