Eleganca e Agnesa Vuthajt nuk varet tek dietat, por tek…

U kurorëzua si mbretëreshë e bukurisë në vitin 2003, në një kohë dhe në një vend ku gjithçka ishte sfiduese dhe e vështirë, e aq më pak suksesi në botën e së bukurës. Edhe pse e re në moshë dhe aspak me përvojë në këtë fushë, për Agnesa Vuthajn duket se kurora e “Miss Shqipërisë” ishte oguri, i cili i hapi rrugën drejt suksesit. Prej disa vitesh Agnesa ka hapur një biznes çantash që ka rezultuar mjaft i suksesshëm. Përveç karrierës, një rëndësi të veçantë në jetën e saj, ajo i kushton edhe mirëmbajtjes së trupit. Teksa shohim fizikun e përkryer të biznesmenes na vjen në mendje një dietë strikte dhe palestër e vazhdueshme. Por nuk është kështu. Në një intervistë për “Telegraf”, Agnesa tregon se sekreti i bukurisë së saj qëndron tek jetesa e shëndetshme. “Kam provuar shumë dieta në të shkuarën dhe nuk besoj aspak në programet dietike. Rezultatet e dietave janë shumë afat shkurtra. Unë besoj në një stil jete të shëndetshme, fillimisht për funksionimin e mirë të trupit dhe për shëndetin mendor, e pastaj për pamjen. Gjithashtu edhe aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm”,-shprehet Agnesa, citohet nga Ëho. Ndërsa për fytyrën ajo tregoi se mënyra kryesore për ta mbajtur sa më të pastër, është larja dhe heqja çdo nate e ‘makeup-it’.