Ekaterina, partnerja bjelloruse e Klinton Zeqirajt lë me gojë hapur jurinë e “She’s on Top”

Ekaterina Dubenik është konkurrentja më mbresëlënëse nga Bjellorusia e “She’s on top” në “Top Channel”, programi me autore dhe moderatore, Argjira Spanca.

Ekaterina, e njohur si partnerja e gazetarit të njohur të “Stop”, Klinton Zeqiraj, deri tani është pëlqyer shumë nga publiku dhe juria, duke e veçuar si më të preferuarën e tyre, në garën me 20 vajza të tjera për të fituar “She’s on top”.

Kujtojmë që Ekaterina përfaqësoi vendin e saj, Bjellorusinë, në “Miss Globe”, ku arriti të kurorëzohej si “Miss Golden Girl”, në një ceremoni që u zhvillua në Tiranë, tetorin e kaluar.

Ekaterina nuk është emër i panjohur pasi mbi dy vite më parë ajo u bë pjesë e portaleve si e dashura bjelloruse e gazetarit të njohur, Klinton Zeqirajt. Klinton Zeqiraj, gazetari i emisionit “Stop”, prej kohësh është në një lidhje me Ekaterinën, me të cilën u njoh në Sarandë.
Ata tashmë po jetojnë një histori të bukur dashurie në Tiranë, që kur bukuroshja bjelloruse u shpërngul në Shqipëri, dhe po bashkëjeton me njeriun e saj të zemrës.
Veç marrëdhënies së tyre shumë të mirë, spikat edhe ajo e mamasë të Klintonit me nusen. Ato ndajnë vazhdimisht momente shumë të bukura nga marrëdhënia e tyre edhe me ndjekësit në Instagram, dhe videot e tyre janë bërë virale.