Einxhel është zgjuar duke qarë: Dagz i dërgon një mesazh

Mbrëmë, Dj Dagz ishte i eleminuari i dytë nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Pas një zinxhiri shpëtimi të nisur nga Beatrix Ramosaj, Dagz dhe Einxhel Shkira ishin dyshja e fundit të cilët shkuan në nominim.

Nga një televotim i hapur për pak minuta, Dagz doli më pak i preferuar nga publiku dhe la shtëpinë e Big Brother. Një largim që ka bërë të qajë shumë Einxhel.

Largimi i tij e ka mërzitur tej mase të dashurën e vet, e cila edhe gjatë ditës së sotme po e përjeton keq largimin e Dj Dagz nga shtëpia. Sapo është zgjuar, ia ka nisur të qajë përsëri.

Ajo është zgjuar duke qarë dhe Dj Dagz në anën tjetër ka publikuar disa pamje nga ky moment, e që padyshim nuk ka munguar edhe një mesazh për Einxhel. “Unë jam me ty”, ka shkruar Dagz në fotografinë ku Einxhel shihet duke qarë.

Einxhel ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Trixën sepse ajo ka thënë gjithmonë që e do shumë Dagzin. Por kur erdhi puna për ta shpëtuar nga nominimi, nuk e bëri as ajo, as Donaldi.

Theksojmë se këtë javë në nominim janë tre banorë, Einxhel, Beatrixa dhe Donald, dhe i gjithë ky nominim erdhi nga hapja e kutisë Pandorës nga banori i ri, Arbëri.