E rëndë në Lezhë/ Nxënësi godet me karrige mësuesen në shkollën e mesme, bojkotohet mësimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Lezhës. Mësohet se një nxënës i shkollës së mesme, ka goditur me karrige mësuesen e tij.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në shkollën e mesime “Hydajet Lezha”.

Mësuesja është dërguar me ambulancë në spital, pasi ka dëmtime në krah, ndersa adoleshenti është shoqëruar në polici për të dhënë sqarime për ngjarjen.

Është e paqarte perse nxënësi ka goditur mësuesen me karrige dhe policia po punon për zbardhjen e plote te kësaj ngjarje.

Ndërkohë mësimi ditën e sotme është bojkotuar nga mësuesit për shkak te kësaj ngjarje te rende, ndërsa ditën e nesërme pritet qe te zhvillohet një proteste nga mësuesit lidhur me këtë situatë të vështirë nga sjellja e nxënësve.

Panorama.al