E ngatërrojnë me grua, policia e Teheranit paralajmëron trajnerin shqiptar të futbollit për mbulesën islame

Një trajner futbolli shqiptar ka marrë një mesazh nga polici për shkeljen e ligjeve të hixhabit në Iran, pasi u kap nga një kamera trafiku teksa ishte në një makinë.

Shpejtim Arifi, shqiptar i Kosovës me nënshtetësi gjermane, drejton ekipin e juniorëve të Persepolis. Ai ishte një golashënues i transferuar te Persepolis për 850,000 dollarë në 2009 pasi iu bashkua Payam vitin e kaluar.

Arifi është i mirënjohur në Iran, pjesërisht për futbollin, pjesërisht për modën dhe paraqitjet në filma televizivë dhe kinema. Ai ishte duke hipur në makinën e një miku të tij në Teheran kur telefoni i shokut bie dhe në të vjen një mesazh.

“Mesazhi në fillim na tronditi sepse isha ngatërruar me një grua që shkel hixhabin e saj,” tha Arifi për News Sports.

“Mendoj se ishte kamera e trafikut që ma mori imazhin. Shoku im u befasua në fillim, por më pas ne qeshëm shumë…Më vonë, shumë miq të tjerë telefonuan e dërguan mesazhe për të bërë shaka për këtë incident.”

Arifi shpjegoi se i kishte rritur flokët që në moshën 18-vjeçare dhe nuk kishte ndërmend t’i priste.

“Unë kam jetuar në Iran për shumë vite duke u dukur njësoj dhe kurrë nuk kam pasur ndonjë problem,” tha ai.

“Unë mendoj se ishte një keqkuptim dhe asgjë nuk mund të bëhet për këtë.”

Policia iraniane e moralit që është përgjegjëse për kodin e veshjes dhe sjelljet e tjera “joislamike” e kanë një punë më të lehtë në rrugë, ku ndalojnë shkelësit dhe i urdhërojnë të rregullojnë hixhabin apo edhe t’i arrestojnë, por është më e vështirë të kontrollosh njerëzit që hipin në makina, kjo ndodhi me trajnerin shqiptar.

Gratë që shkelin ligjet e hixhabit ndërsa janë në makinë mund të përballen me gjobë, pikë dënimi në patentën e tyre dhe një maksimum prej dy muajsh burg. /abcnews.al/