E mbajti të fshehtë, modelja e njohur qenka bërë nënë

Kate Upton është bërë nënë. Modelja 26-vjeçare njoftoi se ajo dhe bashkëshorti i saj Justin Verlander mirëpriten në jetë një vajzë. Kate lindi më 7 nëntor dhe ndau një fotografi të lezetshme në llogarinë e saj në Instagram.bJustin poashtu postoi një imazh të bukur dhe shkroi: ‘Mirësevjen në jetë Genevieve Upton Verlander! Ti ma vodhe zemrën në momentin e parë që të takova!”, shkruan Prive. Ky është fëmija i parë për Kate dhe Justin, të cilët u martuan në nëntor të vitit të kaluar në Itali.