E dashura e re e Brooklyn Beckham është kopje e të ëmës, Victorias

Brooklyn Beckham është zyrtarisht në një lidhje me modelen Hana Cross. Pasi u fotografuan disa herë bashke Brooklyn ka shpërndarë disa foto të saj në ‘Instagramin’ e tij. Fansat janë magjepsur pas modeles dhe shumë prej tyre kanë vënë re një ngjashmëri të madhe mes saj dhe Victoria Beckham. Në fakt ky opinion lidhet vetëm me njërën nga imazhet e publikuara nga Brooklyn. Disa ndjekës kanë arritur deri aty sa kanë supozuar se arsyeja pse djali i madh i familjes më të famshme ka një lidhje me të është sepse ajo i ngjan së ëmës, shkruan Who. Marrëdhënia mes dy të rinjve po shkon shumë mirë deri në momentet që flasim. Brooklyn njihet si djalë i ‘lëvizshëm’ dhe ndarjet apo lidhjet e tij janë të shpeshta, por nuk i dihet, mbase këtë herë gjërat do të jenë më serioze.