Duhet të shihni portretin e ri të familjes mbretërore!

Pallati i Buckingham ka publikuar së fundmi portretin e ri të familjes mbretërore! Një fotografi e re e mbretit Charles III, mbretëreshës Camila, princit William dhe princeshës së Wales-it teksa pozojnë pak para funeralit të mbretëreshës Elizabeth.

Mbretërorët, të gjithë të veshur me të zeza, janë fotografuar brenda pallatit të Buckingaham, pak para pritjes së liderëve botërorë. Në 23 shtator, pallati mbretëror publikoi gjithashtu një foto të mbretit të ri të ulur në studio ku qartazi në sfond dukej portreti i prindërve mbretëreshës Elizabeth dhe princit Philip.

Nga ana tjetër, princ William dhe princeshë Kate morën titujt e rinj si princi dhe princesha e Wales në 9 shtator, kur Charles e konfirmoi përmes fjalimit të tij të parë si mbret. Titujt e rinj i përkisnin fillimisht Charls-it dhe princeshës së ndjerë të Wales, Diana.

Burimi: Cosmopolitan
Anabelmagazine