Dua-n nuk e lënë rehat, lidhje të re pas ndarjes nga Anwar?

Dua Lipa ndodhet në Itali për turin e saj “Future Nostalgia” dhe mes personave që e shoqërojnë është edhe drejtori i markës së Valentinto, Yigit Turhan.

Daily Mail ka hedhur dyshimet se dyshja mund të jenë më shumë se thjesht miq dhe i ka fotografuar ata bashkë në Portofino.

Dua dhe Yigit shfaqen duke bërë selfie të dy bashkë dhe duken shumë të afërt megjithatë asgjë nuk është ende konkrete nëse kemi një lidhje të re dashurie apo thjesht miqësi. Kujtojmë që Dua, 26 vetëm pak kohë më parë u nda nga i dashuri i saj Anwar Hadid, 22.