Dua Lipa me të dashurin në Prishtinë, si braktisi tre djem të famshëm për t’u rikthyer me kuzhinierin

Prej tri ditësh, këngëtarja Dua Lipa së bashku me personat e saj më të afërt po qëndrojnë në Prishtinë për koncertin “Sunny Hill Festival”, që mbahet për tri ditë rresht, 10, 11 dhe 12 gusht. Duan e shoqëron edhe personi i saj i zemrës, i dashuri, Isaac Carew. E duket se ditët e qëndrimit në Prishtinë, Isaac i ka shijuar në maksimum dhe kjo mund të vihet re nga publikimet e tij të shpeshta në rrjete sociale. Përveç kësaj, mund të themi se i dashuri i Duas e ndjen dashurinë për Kosovën, njësoj si këngëtarja shqiptare. Mbrëmjen e së enjtes i gjithë stafi i festivalit festoi në një vend privat dhe Isaac duket shumë i kënaqur, duke kërcyer nën ritmet e muzikës shqiptare. Ai postoi në “InstaStory” disa video, duke festuar së bashku me Duan dhe gjithë të pranishmit. Ai shihej duke kërcyer me këngën e Ledri Vulës dhe Lyrical Son “Princess Diana”, ndërsa më pas publikoi dhe një video të Duas, duke kërcyer me këngën “Kuq e Zi je ti”, videon që ai e ka shoqëruar me duart që simbolizojnë shqiponjën dykrenare. Ndërkohë që kuzhinieri seksi nga Londra, tashmë mund të themi se është pranuar si dhëndër në familjen e Duas, pasi babai dhe menaxheri i saj Dukagjini poston shpesh foto me partnerin e vajzës. Por vlen për t’u theksuar fakti që kjo lidhje që nisi para tre vitesh me ish-modelin simpatik, ka pasur turbulencat e veta deri në ribashkimin e tyre në muajin janar të këtij viti. Fill pas ndërrimit të viteve, Dua Lipa vulosi një histori të vërtetë filmash me punët e komplikuara të zemrës, duke qenë se në disa muaj ndarje ajo u lidh me tre djem të famshë

Pasi u nda nga modeli dhe shefi seksi i kuzhinës Isaac Carew, Dua nisi një histori të re më muzikantin Paul Klein, për të cilin kishte marrë po ashtu edhe miratimin e prindërve. Por ndërkohë që ajo dhe Paul dukeshin super të lumtur dhe gati të fejuar, “The Sun” dha lajmin se këngëtarja shqiptare ishte ndarë nga ai, pasi kishte nisur të shkëmbente mesazhe me ishin e saj, Isaac.

“Unë mund të zbuloj se ajo është ndarë nga Paul Klein pas pesë muajsh lidhjeje dhe i është kthyer kontaktit me ish-in e saj Isaac Carew. Dua dhe Paul kishin kohë bashkë, por gjërat nuk funksiononin. Emocionet e kësaj historie dashurie të marrë fund, Dua i ka derdhur në albumin e saj të ri, të cilin e kishte shkruar në Xhamajka dhe Los Anxhelos. Dua ka sërish kontakt me Isaac-un, me të cilin u nda vitin e kaluar, por ka qenë jashtë vendit javët e fundit kështu që nuk janë takuar me njëri-tjetrin”, shprehej burimi për “The sun”.
Por kjo nuk ishte historia e vetme e Duas, pasi i dha fund lidhjes dyvjeçare me Isaac. Vetëm një muaj pas ndarjes nga modeli i njohur britanik dhe shefi i kuzhinës, Isaac Carew, këngëtarja pati një lidhje të shkurtër me një model nga Spanja. Gjatë qëndrimit në Madrid, fotografët e kapën Duan në rrugët e kryeqytetit spanjoll krah për krah dhe shumë afër me modelin e njohur spanjoll, Davo.
Madje, kjo lidhje u komentua si një “marrosje e çiftit për njëri-tjetrin”, dëshmi e së cilës ishte tatuazhi i përbashkët “Angel”, që kishin bërë në trupat e tyre. Pasi Dua Lipa i dha fund lidhjes dyvjeçare me të dashurin Isaac, ajo u përfol po ashtu edhe për një flirt me një nga anëtarët e “One Direction”./Panorama Plus