“Dobësohu pak zemra”- Ndjekësia i komenton peshën, Ronela Hajati nuk ia përton me përgjigjen

Ronela Hajati është e njohur për format e saj të kolme, megjithatë këngëtarja nuk e ka aspak problem peshën e saj.

Teksa një prej ndjekësve i kërkoi të dobësohej, Ronela Hajati nuk ia ka përtuar aspak me përgjigjen.

Ajo postoi një video nga përgatitjet e saj për videoklipin e ri, ku zbuloi se ka gati katër këngë të reja.

“4 këngë gati dhe asnjë klub i hapur. Gjynah per zotin 🤣🤪”– shkroi këngëtarja.

Ndërsa shumë ndjekës e përgëzuan për projektet e saj të reja, një prej fansave vendosi që t’i kërkojë Ronela Hajatit të dobësohej.

“Dobsou pak zemër se më super do dukesh,”– shkroi ndjekësia.

Ndërsa Ronela Hajati nuk la pa përgjigje këtë koment, duke iu kthyer ndjekëses: “Nesër”, që e shoqëroi me emoji me sy me lot.

/Panoramaplus.al