Dikur një nga femrat më të bukura të botës, sot Heather Locklear nuk njihet!

Aktorja amerikane dhe ylli i serialit “Melrose Place”, Heather Locklear, ishte një seks simbol në vitet `80. Por me kalimin e kohes, pamja e saj është tjetërsuar aq shumë sa gati nuk njihet më, me fytyrën të shtrembëruar dhe te fryrë nga operacionet e shumta estetike.

Përveç operacioneve, Heather njihet edhe për jetën e saj të shthurur të dashurisë, por edhe për alkoolizmin dhe shpërthimet e saj agresive, sic ishte rrahja e një partneri që solli dhe ndërhyrjen e policisë. Aktorja u tha se kishte tentuar t`i kafshonte atij dhe hundën.

Në një rast tjetër, 61-vjeçarja u arrestua pasi përplasi makinën me një shtyllë të tensionit të lartë pranë shtëpisë së saj në Kaliforni. Pas kontrolleve, në automjet u gjet një shishe alkooli.Heather ka qenë e martuar nga viti 1986 deri në vitin 1993 me bateristin e “Motley Crue”, Tommy Lee, i cili më vonë do të lidhte kurorë me Pamela Andersonin.

Aktorja nuk vuajti për shumë kohë, por u lidh me kitaristin e Bon Jovit, Richie Sambora. Çifti u martua në Paris në vitin 1994 dhe patën bashkë një vajzë, Avën që sot është 22 vjec. Pavarësisht se rrugët e tyre u ndanë në 2006-tën, për hir të vajzës, ruajtën një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Bordo