Dhurata Dora e fiksuar pas menaxherëve, zbulohet i dashuri i ri këngëtares

Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora gjithmonë është treguar e kujdesshme që jetën e saj personale të mos e ngatërrojë me atë profesionale. Dhurata ka zgjedhur që të fokusohet vetëm tek karriera e saj muzikore pa dashur të japë detaje te tjera të tjera mbi jetën e saj sentimentale, shkruan Who.Por me sa duket këtë herë këngëtarja nuk ia ka dalë të ‘fshihet’ aq sa duhet. Portali “arbresh.info”, ka zbuluar se këngëtarja e shumë hiteve është në një lidhje dashurie me Shkamb Vokshin, i cili është një ndër menaxherët e një klubi nate në Kosovë.Kujtojmë se një ndër lidhjet më të bujshme të Dhuratës, është ajo me Masar Shehun, i cili ishte jo vetëm i dashuri, por njëkohësisht edhe menaxheri i saj.