“Date”, Kiara Tito dhe Young Zerka në një lidhje?! Habisin të gjithë me postimet e tyre të fundit (FOTO)

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Young Zerka postuan një foto në llogarinë e tyre të Instagramit, Instastory ku shihen së bashku nën shoqërinë e njëri tjetrit, ku ngritën dyshime pë një lidhje mes tyre.

Kiara Tito dhe Young Zerka janë dy prej personazheve me karrierë të ndryshme, por detaji i tyre i përbashkë është jeta e tyre private ku shpesh ka qenë kryefjala e mediave.

Young Zerka është përfolur më parë për romancën me Ronela Hajatin, që duket se i përket të shkuarës. Ndërsa, Kiara Tito është përfolur për një romancë me këngëtarin Butrint Imeri.

Së fundmi, ata postuan një foto në llogarinë e tyre të Instagramit, Instastory ku shihen së bashku nën shoqërinë e njëri tjetrit, ku ngritën dyshime pë një lidhje mes tyre.

”Date”-ka shkruar këngëtari në foton e postuar.

Gjithashtu edhe moderatorja ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory duke pozuar me Young Zerkën me përshkrimin e njëjtë.

”Date në shiko kush luan ”-ka shkruar moderatorja në foton e postuar.

(s.s/dosja.al)