Cristiano Ronaldo vazhdon vetizolimin, Georgina Rodriguez thyen rregullat dhe del për ‘shopping’

Në të gjithë Europën janë ndaluar veprimtaritë e përditshme për shkak të Koronavirusit. Njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë në izolim për të mos përhapur infektimin me Covid-19.

Edhe bota e sportit është prekur nga ky virus pasi kanë rezultuar pozitivë disa futbollistë dhe trajnerë.

Italia është vendi europian më i prekur, teksa edhe futbollisti i parë i prekur erdhi nga Serie A. Daniele Rugani rezultoi pozitiv në testime dhe të gjithë lojtarëve dhe stafit të bardhezinjve iu desh të vetzilohej, pasi konsideroheshin si bartës të mundshëm të virusit. Këtë bëri edhe Cristiano Ronaldo nga Portugalia.

Ndërkohë, një person i rrezikuar është edhe e fejuara e CR7, Georgina Rodriguez.

Mirëpo ajo nuk ka respektuar rregullat dhe në këto ditë që duhej të qëndronte në shtëpi është parë duke shëtitur në disa dyqane veshjesh duke bërë që shumë media ta kritikojnë modelen. Nga ana tjetër Cristiano po vazhdon vetizolimin e tij në shtëpi.

021B3AA3-676D-47B4-AEC0-6F676056975C
5A91B358-4D98-4BD2-9C12-44336837AC59

3D01F6A0-FB63-40CF-A83D-833CA8CE4EF3

CDFA46B8-1A0F-4DFD-B6E6-2BDFD32D8027