Ç’po ndodh? Offset akuzon Cardi-n se e ka tradhtuar! Reagon reperja

Cardi B iu përgjigj pretendimit të bashkëshortit të saj, Offset, se ajo është përfshirë në marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër.

Në një postim tashmë të fshirë në Instagram, Offset akuzoi gruan dhe nënën e dy fëmijëve të tij për tradhti me një person të grupit të tij.

Në Twitter Spaces – një hapësirë në Twitter për biseda audio live – Cardi B tha duke kënduar: “Së pari, më lejoni të them: Ti nuk mund të më akuzosh për të gjitha gjërat për të cilat e di që je fajtor. Këndoni me mua, të gjithë! E shoh që e ke më të lehtë të më fajësosh mua për gjithçka. Po, i dashur!”

“Dëgjoni,” vazhdoi ajo, duke u folur drejtpërdrejt dëgjuesve të saj. “Mos i kushtoni vëmendje atij fshatari.”

“Hë pra tani. Unë jam Cardi B. Unë mendoj se ndonjëherë këta harrojnë që unë jam Cardi B” tha ajo. “Nëse do t’ia jepja [referuar organit gjenital] dikujt, do ta merrnin vesh të gjithë. Unë nuk jam kushdo.”

Reperja tha se ajo nuk është në gjendje të lidhet me një djalë “të rregullt dhe të zakonshëm”, sepse ai “do t’i tregonte botës”.

Duke folur për Offset, Cardi kërkoi që ai “të ndalojë së vepruari si budalla”. Për momentin, situata mes tyre është e paqartë.

Çifti u martuan në shtator 2017. Vajza e tyre, Kulture, erdhi në jetë në korrik 2018, ndërsa djali, Wave, lindi në shtator 2021.

Anabelmagazine