Cikalleshi tregon sfidën e re në Arabi

Transferimi në klubin kampion të Arabisë Saudite, Khaleej, ishte një lëvizje e paparashikueshme që Sokol Cikalleshi bëri pak ditë më parë. Aq më tepër që sulmuesi sapo kishte rinovuar edhe për dy vite me klubin e Superliges Turke, Konyaspor. Në daljen e parë për media ai tregon arsyen e vendimit për të shkuar një vit në huazim.

“Ishte një ofertë tunduese e diskutova me familjen, klubin dhe menaxherin”.

Për Cikalleshin ka ndryshuar thuajse gjithçka. Tashmë larg familjes së tij, 32-vjeçari mendon që nëse gjerat shkojnë siç duhet edhe mund të mbyllë karrierën e tij në kampionatin arab.

“Po të shkojnë gjërat mirë, edhe dy-tre vite dhe kthehem në Shqipëri tek familja”.

Në prag të ndeshjeve zyrtare të Kombëtares Shqiptare me Izraelin dhe Islandën a do të ndikojë distanca gjeografike në grumbullimin e tij me përfaqësuesen?

“Tek grumbullimi ndikon loja dhe minutat”.

Sokol Cikalleshi ka 47 ndeshje me përfaqësuesen kuqezi që prej grumbullimit të tij me ekipin e parë në 2014.

Tv Klan