Çifti i “Big Brother” dashuri në ashensor, bllokohen brenda dhe…

“Dashuri në ashensor” e ka përshkruar këtë foto Kristi Becka, ku shfaqet duke u puthur në ashensor me Tea Zhulin. Ish-lojtarët e “Big Brother” që u bënë çift pasi dolën nga loja, janë aq të dashuruar sa nuk mund t’i kursejnë marrëzitë. Në këtë foto shihen të bllokuar në ashensor, ndërsa shkëmbejnë puthje plot pasion. Poshtë postimit të Kristit në Instagram ka komentuar edhe Tea, e cila ia shpreh hapur ndjenjat partnerit të saj./Story.al/