Çfarë i ndodhi? Ish-konkurrentja e “Për’puthen” përfundon në spital, publikon video duke…

Postimi që Jasmina Kadriu, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, bëri dje në Instagram, ka shqetësuar ndjekësit e saj. Ajo ka realizuar një video të shkurtër, në të cilën shihet që ndodhet e shtruar në spital me një serum në dorë.

Krahas videos, Jasmina shkroi: “Së di ç’bëhet kështu”, duke e shoqëruar postimin me emojin e simbolit të “syrit të keq”. Në një video të mëparshme, ajo shihet në makinë së bashku me Ola Zenelajn, një tjetër ish-konkurrente, me të cilën Kadriu ka miqësi prej disa vitesh. Ato u ribashkuan pas zënkave që patën në program me njëra-tjetrën.

Vajzat duken të qeshura dhe të lumtura teksa dëgjojnë muzikë dhe kërcejnë gjatë udhëtimit të tyre. Mirëpo nuk dihet se çfarë ka ndodhur që gjendja shëndetësore e Jasminës u përkeqësua, pasi ajo vetë nuk ka ndarë detaje të tjera.

Jasmina doli bashkë me Andi Artanin nga programi i dashurisë, por gjërat mes tyre nuk shkuan mirë dhe i dhanë fund njohjes vetëm pak ditë më pas. Sipas Jasminës, Andi i jepte shumë rëndësi vajzave të tjera, duke iu referuar këngëtares, Diona Fona, me të cilën Artani bashkëpunoi për një videoklip.

Megjithatë, Andi dhe Jasmina nuk janë më bashkë dhe sot kanë zgjedhur të vazhdojnë secili rrugën e tij të ndarë.