Brenda dasmës super luksoze të Brooklyn Beckham ku të ftuarve iu konfiskuan telefonat në hyrje!

Brooklyn Beckham ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij me Nicola Peltz.

Çifti u martuan në një ceremoni në lëndinën e madhe përballë oqeanit të kompleksit 103 milionë dollarësh (94.7 milionë euro) të babait të Nicolas, në Palm Beach, Florida.

Në mesin e të ftuarve special ishte edhe legjenda e tenisit Serena Williams, kuzhinieri televiziv Gordon Ramsay dhe ylli i “Desperate Housewives”, Eva Longoria.

300 mysafirët më pas u zhvendosën në tendën e banketit – ku DailyMail përmes fotografive arriti të zbulojë valsin e kërcyer nga Brooklyn dhe Nicola shoqëruar nga një këngëtar duke kënduar live hitin “Only Fools Rush In”, të artistit të famshëm Elvis Presley.

Dasma e Brooklynit dhe Nicolas filloi në orën 18:00, kur Brooklynit, 23 vjeç, iu bashkua nusja e tij 27-vjeçare për dasmën në një nga strukturat masive me tenda të ngritura në pronën e familjes Peltz, në vlerë prej 103 milionë dollarësh në Palm Beach, Florida.

Çifti u martua në altar të zbukuruar me lule në ceremoninë tradicionale hebraike për nder të trashëgimisë hebraike të Nicolas.

Brooklyn ka gjithashtu një trashëgimi hebreje përmes babait të tij legjendë të futbollit, David, 46 vjeç, gjyshi i nënës së të cilit ishte hebre.

Siguria ishte aq e rreptë sa të ftuarve iu kërkua që të hiqnin celularët e tyre jashtë funksionit duke i vendosur në një qese të posaçme që ishte e mbyllur.