Brenda 24 orëve Madonna humb 3 persona nga Coronavirus

Madonna, duket se nuk e ka përjetuar aspak mirë situatën e Covid-19.

Personat pranë saj janë prekur nga virusi vdekjeprurës, madje për shkak të komplikacioneve, 3 persona të afërt për të kanë humbur jetën.

Covid-19 i ka marrë jetën kushëririt të këngëtares, vëllait të rojes së saj të sigurisë dhe muzikantit Orlando Puerta, i cili punoi në shumë prej këngëve të saj.

E shkatërruar nga kjo situatë, Madonna e ka ndarë dhimbjen e saj me ndjekësit në Instagram, ku ka publikuar një video-mesazh.

“Nuk kemi gjithmonë ditë të mira. Nuk kam fjetur fare mbrëmë dhe sot kam qenë e dërrmuar.Kam nevojë të dal nga trupi im”- shprehet ndër të tjera këngëtarja, e cila shfaqet duke shkruar ditarin e karantinës së saj.