Brad Pitt fotografohet duke shkuar në shtëpinë e Angelina Jolie, ç’po ndodh mes ish-çiftit?

Divorci i Angelina Jolie dhe Brad Pitt u shoqërua me lajme të shumta. Burime pranë çiftit asokohe bënë me dije se marrëdhënia mes tyre nuk ishte aspak miqësore dhe problemet e Pitt me alkoolin nuk e favorizuan këtë të fundit në gjykatë.

Megjithatë, duket se gjithçka tashmë ka ndryshuar. Jolie ka marrë kujdestarinë e fëmijëve dhe Pitt po bën gjithçka që të qendrojë pranë tyre. Aktori 56-vjeçar është parë ditën e djeshme të shkojë në shtëpinë e Angelina-s me motorrin e tij personal. Burime  pranë ish-çiftit kanë bërë me dije se Jolie dhe Pitt kanë ndjekur terapi familjare për hir të fëmijëve.

Aktorët janë prindër të gjashtë fëmijëve, ndërsa gjendja e tensionuar mes tyre ka ndikuar jo pak tek të vegjëlit. Në intervistat e pas divorcit, Jolie dhe Pitt janë shprehur se shëndeti dhe qetësia e familjes është parësore për ta. Ndonëse përflitet, nuk mund të mendohet me siguri për një rikthim mes artistëve. Megjithatë, ata po përpiqen me çdo kusht të normalizojnë marrëdhënien mes tyre.

Gjatë 9 viteve qendrim sëbashku, romanca Jolie-Pitt është bërë shpesh ‘shënjestër’ e mediave rozë, ku shumicën e kohës, në lajmet për çiftin përfshihej Jennifer Aniston. Dyshohet se thashethemet kanë ndikuar jo pak në krizat e marrëdhënies Jolie-Pitt, ndërsa varësia e aktorit ndaj alkoolit u kthye në problem kryesor. Fansat e tyre, gjithsesi, e kanë ende të vështirë t’i shohin të ndarë. /News31.al

Burimi: DailyMail