“Botticelli Waves”, modeli i flokëve që është kthyer në trend!

Piktura “Lindja e Venusit” ka frymëzuar një trend flokësh këtë vit e që mban emrin “Botticelli Waves”. Ky trend pati sukses në Javën e Modës në Paris dhe tani po shohim VIP-at si Chiara Ferragni e Zendaya të eksperimentojnë me këtë model.

Emri i modelit të flokëve vjen nga piktori italian i Rilindjes, Sandro Botticelli. Valët në flokë dhe rrënjët e drejta, ngjajnë shumë me flokët e asaj kohe.

Chiara Ferragni, u shfaq në këtë look në Paris dhe imazhi pati një ndikim të madh prandaj tani pritet të shohim edhe personazhe të tjerë me flokë të gjatë t’i bashkohen trendit.