Bora Zemani dhe Donald Veshaj ndiqen përsëri në rrjetet e tyre sociale, por çfarë fshihet pas fotos së fundit të moderatores?!

Bora Zemani dhe Donald Veshaj u përfolën për një krisje mes tyre por mesa duket ata janë rikthyer sërish bashkë duke na treguar këtë detaj.

Disa muaj më parë u përfol për një krisje të çiftit, Donald dhe Bora, ku dyshja fshiu të gjitha fotot që kishin postuar me njëri tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në rrjetete e tyre sociale.

Së fundmi, duket se gjërat mes tyre janë rregulluar dhe mendohet se janë rikthyer bashkë, për arsye se moderatorja dhe Donaldi kanë filluar të ndiqen në “Instagram”, ku moderatorja një orë më parë ka publikuar në llogarinë e saj të Instagramit, dy foto te realizuara në plazh gjatë verës.