Bojken Lako më në fund flet për vajzën që nxori në foto dhe vërtet paska diçka!

Bojken Lako publikoi pak kohë më parë një foto ku shfaqej dora e një vajze dhe menjëherë u aludua për një lidhje të re.

Dhe mesa duket vërtet ka diçka sepse kantautori i ftuar sot në “Wake up” tha se fakti që e ka postuar atë foto në faqen e tij personale do të thotë që është diçka e mirë.

“Po shiko tani doja të promovoj festivalin. Nuk kam dëshirë të flas shumë sepse këtu është maja e shpërndarjes së thashethemit dhe të lajmit. Deri sa kam vënë diçka në faqen time personale normalisht ka diçka shumë të mirë që ndihem mirë edhe…”, tha ai.