Blero Muharremi publikon foton me partneren e re

Prej muajsh këngëtari Blero Muharremi ka nisur një lidhje të re dashurie. Blero ka postuar në mediat sociale disa foto me partneren e re e cila i ka rrëmbyer zemrën.

Ashtu ka bërë edhe së fundmi me një postim ku janë shfaqur në momente intime, teksa këngëtari ia ka mbuluar fytyrën me një emoji duke mos zbuluar identitetin e saj.

Madje, ai ka bërë edhe një dedikim disi edhe ironik duke shkruar:

”Po zgjohem duke menduar se me cilin personalitet të saj duhet të përballem sot, por jam gati sepse ajo është vajza më e mirë që kam pasur ndonjëherë në jetën time”.

Mediat në Kosovë raportojnë se partnerja e re e Bleros është shqiptare, e cila jeton në Mynih të Gjermanisë dhe nuk ka të bëjë me botën e showbizit, prandaj Blero ka vendosur ta mbajë sekret identitetin e saj. Gjithashtu thuhet se njohja e tyre ka nisur që në verën që lamë pas.

Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër.