Blero komenton (i sikletosur) ndarjen nga Afrona

Përmes një deklarate ku duket në siklet, Blero as mohoi dhe as pohoi ndarjen nga Afrona Dika, mirëpo tërthorazi mund të themi që la vend për dyshim për ndarjen e cila po përflitet prej kohësh në media.

Siç mund ta keni lexuar, ata kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami dhe kanë fshirë të gjitha fotot dhe dedikimet. “Unë Instagramin tim e kam biznes; nuk e kontrolloj unë, e kontrollon kompania dhe ata mund të bëjnë çfarë të duan,” u shpreh Blero në “Shqipëria Live”.

Pra, Blero nuk u bë kurioz se pse kompania hoqi nga Instagrami gruan e tij?! Sidoqoftë, ai shtoi se “portalet të bëjnë punën e tyre, unë timen. Nuk kam koment rreth jetës private. Unë nuk merrem me këto lajme hiç fare. Kam punë më të rëndësishme.”

Rregulli i artë që portalet të merren më pak me jetën private të personazheve të njohur është që këta të fundit të thonë qartë dhe shkurt “po, jemi ndarë” ose “jo, nuk jemi ndarë”. Kjo qasje nuk është përqafuar ende sepse ndoshta nuk është me leverdi për VIP-at.

Kthehemi te Blero dhe Afrona: Sipas Prive, shkak për ndarjen e çiftit u bë distanca, pasi që prej fillimit të marrëdhënies, Blero dhe Afrona jetonin në vende të ndryshme dhe këngëtari s’u zhvendos kurrë në Zvicër, siç pritej të ndodhte pas kurorëzimit.

Ata u martuan më 21 shtator të 2019-ës, përmes një ceremonie të mbajtur në plazhin e Ranës së Hedhun, që bëri jo pak zhurmë.