Billie Eilish, e revoltuar me personat e famshëm që kanë operacione plastike: Nuk u lodhët?

Së fundmi, këngëtarja Billie Eilish ka sulmuar të gjithë personazhet e famshëm të cilët mohojnë se kanë kryer operacione plastike.

Përmes këngës së saj të re , “OverHeated”, Billie flet për personat që bullizohen ndaj peshës trupore dhe atyre që kanë ‘trupa plastikë’.

“Nuk është puna ime, por a nuk lodheni duke pozuar për fotografi me atë trup plastik?”, thuhet në një nga vargjet e këngës.

Këngëtarja ka folur edhe më parë për qëndrimin e saj ndaj personave që promovojnë standarde bukurie të pavërteta.