Bill Gates qenka lidhur me vejushën e një tjetër CEO-je të famshëm!

Bill Gates po jeton një lidhje të re dashurie. Manjati 67 vjeçar i Microsoft-it është duke shijuar romancën e tij me Paula Hurd, 60 vjece, e veja e Mark Hurd, CEO i kompanisë softuerike Oracle dhe shefi i dikurshëm i Hewlett-Packard, i cili vdiq në 2019-ën.

“E dinë thuajse të gjithë tashmë se Bill Gates dhe Paula Hurd janë në lidhje, por ajo nuk i ka takuar ende fëmijët e tij”, tha një burim për PEOPLE. Muajin e kaluar dyshja u shfaqën së bashku të ulur krah për krah në Australian Open teksa shijonin finale e turneut.

Lajmi për lidhjen e re të tij lidhjen vjen afër dy vjet pasi Gates dhe ish-bashkëshortja e tij Melinda French Gates njoftuan se po divorcoheshin pas 27 vitesh martesë. Lajmi befasoi shumëkënd asokohe, pasi Bill dhe Melinda dukeshin një cift mjaft i konsoliduar dhe nuk i kishin lënë të shfaqeshin në publik problemet e tyre të brendëshme.

Bill Gates dhe Melinda French Gates, 58, kanë tre fëmijë së bashku , vajzat Jennifer, 26, dhe Phoebe, 20, dhe djalin Rory, 23.

Bordo