Beniada bën ëndrrën realitet, merr ofertën për të qenë moderatore e emisionit të njohur në “Top Channel”

Beniada gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Albania” ka shprehur dëshirën për të jetuar në Shqipëri dhe për të qenë pjesë e televizionit. Kështu, asaj i është bërë sot kjo ëndërr realitet pasi “vëllai i madh” e ka surprizuar në mënyrën më të bukur. Për ta realizuar këtë ajo doli nga shtëpia dhe shkoi në studion e “Procesi Sportiv”.

Atje e priste Ed Manushi, Alesia Bami dhe të ftuarit e tjerë. Manushi i propozoi modeles të jetë prezantuese e këtij formati të suksesshëm televiziv.

“Ne duam që ti të rrish deri në fund, të fitosh Big-un, dhe kur të vish të na bashkohesh ne”.

Ajo pranoi dhe u shpreh se kjo gjë e emocionoi pa masë.

/News31