Beatrix përballë Kledit: Ndihem e përdorur

Kledi, Arjola dhe Beatrix janë veçuar nga produksioni në dhomën e ndenjes për të diskutuar me detaje deklaratat e modelit nga java e kaluar në dhomën e rrëfimit.

Kledi shumë konfuz ka deklaruar se ka një lidhje jashtë, ndërkohë ka shprehur pëlqim për Beatrix. Nga ana tjetër Arjola është përfshirë në këtë histori si personi që e pëlqen Kledin.

Arjola dhe Kledi sot pranuan se nuk kanë asnjë ndjenjë përtej shoqërisë.

Ndërsa Beatrix u shpreh: “Ndihem e përdorur. Uroj që gjithë kjo të mos jetë kështu si duket ndryshe do zhgenjehem shumë”.

Ajo ruajti seriozitetin deri në fund dhe i kërkoi Kledit mos e përfshijë në skemat e tij. Modeli e mbyll gjithë historinë duke thënë: “Nuk kam dashur të lëndoj njeri. Unë nuk e di çfarë do bëj me raportin jashtë dhe jam konfuz”./revistawho.com