Baby G konfirmon duetin me Stresin

Javë më parë, ju kemi raportuar rreth një dueti të mundshëm mes Baby G dhe reperit nga Shqipëria, Stresi. Këtë bashkëpunim, e ka konfirmuar këngëtarja me anë të pyetjeve e përgjigjeve në Instagram, pasi njëri prej fansave të saj tha: ‘Do bësh ft me Stresin’.

Artistja që jeton në Londër e pohoi duke thënë: ‘Po edhe me një tjetër artist i cili do t’i rrëzojë të gjithë’. Baby G nuk zbuloi me tepër as mbi këngën me Stresin e as mbi artistin e ri sipas Prive.