Babai i banorit të ri bën tifo për Luizin? Ja foto që e nxjerr zbuluar

Xhonatan Islami është një nga banorët e rinj të Big Brother Vip Albania që nisi rrugëtimin e tij këtë të shtunë që lamë pas.

Që në fillim u afrua me Oltën duke i dhënë atij sinjale kundër Luizit, ndërkohë kontakti i parë me këtë fundit nuk ishte shumë i mirë, duke qenë se mes tyre pati një përplasje për shtratin.

Nga ana tjetër, babai i Xhonatanit, Alket Islami i cili është një personazh mjaft i njohur duket se nuk ndan të njëjtin mendim me të birin.

Ai ka mbështetur të birin me fotot e tij krah Luizit, duke nënkuptuar se edhe ai mbështet këngëtarin shkodran mes banorëve të vjetër të këtij formati.

Nderkohe Pasi Bjordi votoi pro për të nxjerrë Luizin dhe Efin nga dhoma e izolimit, ky i fundit duket se shprehu pendesë.

Bjordi u përfshi emocionalisht dhe qau në oborr, pasi në shtëpi u krijua një debat i ashpër për këtë çështje. Armaldo i tha Bjordit se nuk ka pse nxjerr lot, për një veprim që ai e mori me vetëdije të plotë.‘Maestro’ i cilësoi si lot krokodili, lotët e Bjordit dhe shtoi se ai po viktimizohej.