Ava Max tregon historinë e përndjekjes nga fansi: “Më erdhi në shtëpinë e prindërve”

Kënga që i solli Ava Max famën në mbarë botën ishte “Sweet but Psycho” dhe që nga ai moment, turet dhe koncertet për këngëtaren me origjinë shqiptare nuk kanë ndalur. Projektet në vijim kanë marrë sukses pak a shumë të njejtë dhe Ava nuk mund të ishte më e lumtur.

Në një intervistë të fundit, Ava ka treguar se teksti i “Sweet but Psycho” në një farë mënyre i është kthyer në realitet. Kjo, pasi një fans ka udhëtuar nga Franca enkas për të takuar këngëtaren. Ava ka shpjeguar se gjatë turneut, ajo po qendronte në shtëpinë e prindërve. “Ai kishte blerë lule dhe po këmbëngulte të realizonte një foto me mua para derës së shtëpisë. Nëna ime nisi të bëjë humor, duke ma ngatërruar qëllimisht emrin. Kur hapi derën, fansi e pyeti për mua, ndërsa ime më iu përgjigj: “Kërkon Pava-n? Jo, nuk njohim asnjë Pava ne”, ka treguar më tej këngëtarja.

Ava shtoi se nuk e ka përjetuar mirë këtë përndjekje, megjithatë, fama i ka edhe këto. Me rëndësi është që këngëtarja po vazhdon punën për të prodhuar të tjer hite. /News31