“Auuu u laga! Ka lezet kur lagesh ti”/ Modeli i njohur seks virtual me Linda Rein (+18)

Berat Behramaj është modeli i njohur që bëri bujë para katër vitesh në klipin e suksesshëm me titull “Hajde më knej” të Dafina Zeqirit. I zhveshur dhe duke ekspozuar muskujt si volejbollist shtatlartë që është, ai bëri shumë përshtypje në lojën hot me Dafinën, duke hyrë në intimitet me të dhe duke realizuar skena vërtet të nxehta për një klip. Ndërkohë ai është një nga djemtë më të ndjekur në Instagram për fotot e bukura që poston, ku bën përshtypje për linjat seksi. Së fundi ai ndau me miqtë një foto në plazh, poshtë të cilës shkruante: “Summer”. Nuk ka vonuar komenti i modeles Linda Rei, e cila duke se nuk është përmbajtur fare duke shprehur hapur eksitimin. “Auuu u laga!”, shkruan Linda poshtë fotos, koment që Berati ia kthen po me të njëjtën gjuhë duke i thënë: “Ka lezet kur lagesh ti”. Nuk dihet ku njihen dhe sa të afërt janë me njëri-tjetrin Linda dhe Berati, por për ndjekësit e tyre ky komunikim është komentuar si “seks i hapur virtual” mes tyre. /Story.al/