“Asgjë nuk paska më shumë rëndësi se fëmija” Xhensila Myrtezaj përlotet për Ajkën

Shtatzënia në përgjithësi i bën femrat më të ndjeshme dhe duket se kjo ka ndodhur dhe me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. E ftuar në emisionin “Mirage” për të folur rreth projekteve muzikore por edhe për ekperiencën e saj të re si nënë, Myrtezaj nuk i ka përmbajtur dot emocionet teksa fliste për vogëlushen e saj Ajkën, e cila e bëri nënë për herë të pare, shkruan IconStyle. “Periudha më e paqtë e jetës sime. Ajo periudhë ka qenë një kureshtje e madhe si do jetë engjëlli im, por edhe si do të jem unë si nënë. Por çdo gjë rridhka natyrshëm. Unë u përshtata shumë shpejt dhe që në momentin që e kisha në krahë kuptova që asgjë nuk paska më shumë rëndësi sesa krijesa që unë solla në jetë.” u shpreh ajo. “Për mua lind dielli dy herë në ditë, në momentin që lind vërtetë dielli dhe në momentin që engjëlli im hap sytë”, rrëfeu tejet e emocionuar këngëtarja teksa shtoi se kjo ishte gjëja e fundit që do të thoshte për të bijën.