“Ardhja jote në jetë i kapërceu limitet e lumturisë”, vogëlushja e këngëtares së njohur feston 6-vjetorin e lindjes

Vogëlushja e këngëtares së njohur, Ledina Çelo feston sot 6-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë speciale nuk ka munguar një urim publik nga vetë këngêtarja, e cila ka ndarë disa momente teksa vogëlushja e saj hap dhuratat.

Këngëtarja është kujdesur ta surprizojë vajzën e saj, duke e zbukuruar shtëpinë plot tollumbace rozë, tortë dhe çdo gjë tjetër për t’i dhuruar asaj atmosferën e ditëlindjes.

Më pas në një postim, Ledina i bën vogëlushes dedikimin special. “Ardhja jote në jetë, i kapërceu limitet e lumturisë. 100 u bëfsh Perianna”, shkruan këngëtarja në postimin, ku ka ndarë edhe një moment kur Perianna sapo ka ardhur në jetë.

Kujtojmë se këngëtarja ka edhe një djalë më të rritur dhe bashkë me familjen e saj jeton prej vitesh në Gjermani.