“Ankth” tek Tirana, dy lojtarë bardheblu lënë në mes stërvitjen. Ja formacioni i mundshëm ndaj Partizanit

Tirana ka nisur dje seriozisht stërvitjen për sfidën me Partizanin. Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, ka punuar me ekipin, ndërsa në fillim të stërvitjes durrsaku ka kërkuar nga grupi që të qëndrojnë të qetë dhe të mos rrezikojnë.

MUNGESAT – Edhe dje në stërvitje ishin disa mungesat te bardheblutë. Kështu, Kristian Toshevski e Zhozelin Behiratçe janë lënë pushim. Me pushime është edhe kapiteni Idriz Batha, i cili ka pasur disa shqetësime të vogla. Ai mund të kthehet në fushë, sot ose e shumta nesër dhe nuk rrezikon qenësinë për sfidën derbi me Partizanin. Danso ka lënë pas COVID-in dhe është kthyer në skuadër.

BRAKTISJA – Veç të rinjve që nuk ishin me grupin, dje edhe Torasa e Vairinen lanë stërvitjen në mes. Gjithsesi, Shehi punoi për më shumë se një orë me grupin dhe më pas la të lirë lojtarët.

KARTONËT – Katër lojtarë rrezikojnë të mos jenë ndaj Laçit. Grent Halili, Kristi Vangjeli, Jurgen Vrapi dhe Agustin Torasa kanë nga tre kartonë të verdhë. Nëse luajnë me Kastriotin dhe ndëshkohen, e plotësojnë numrin katër të kartelave me ngjyrë të verdhë. Tirana ka vuajtur shumë këtë sezon nga kartonët. Bardheblutë janë një nga skuadrat që ka marrë më shumë këtë kampionat. Më saktë, 51 të tillë.

FORMACIONI – Pritet që formacioni të pësojë ndryshime. Me shumë mundësi, Vairinen, dështimi i radhës së merkatos së Tiranës, nuk do të luajë titullar. Skuadra do të kthehet te 4-2-3-1 i zakonshëm, duke mos rrezikuar me tre mbrojtës. Kjo, edhe për faktin që Shehi mbrojtësit nuk i ka në dispozicion ose do të rrezikojë të aktivizojë Najdovskin e Vangjelin. Gjithsesi, java është përpara dhe Shehi me shumë mundësi do t’i testojë për të gjetur më të mirët që do të luajnë ndaj Partizanit.

PANORAMASPORT.AL