Angela Martini i di gabim mbiemrat e të famshmëve shqiptarë, ja si i përgjigjet pyetësorit të Eraldo Rexhos

Supermodelja e famshme shqiptare, Angela Martini, që tashmë po shijon statusin e mëmësisë me partnetin e saj Dragos, për ata që e njohin nga afër është një mikeshë mjaft argëtuese.
Angela, e cila qëndron prej më shumë se 10 vitesh në krye të listës së vajzave më seksi shqiptare i ka argëtuar pa masë dy miqtë e saj, gazetarin e njohur Eraldo Rexho dhe modelen Xhesika Berberi.
Angela, këtë herë i është përgjigjur “pyetësorit të Eraldos”,sa u përket njohurive të saj në lidhje me mbiemrat e personazheve të famshëm shaiptarë. Duke qenë se modelja shkodrane është rritur në Zvicër e më pas është vendosur në SHBA, ajo nuk ka mundur t’i memorizojë fiks mbiemrat e VIP-ave shqiptarë, duke u bërë shkak të krijojë situata vërtet të këndshme për një show humori.
Përgjigjet e Angelës do u bëjnë realisht të shkriheni gazit, kur Eraldo e pyet për personazhe si: Alketa Vejsiu, Armina Mevlani, Flori Mumajesi, Xhensila Myrtezaj, Arbër Bytyqi, Ardit Gjebrea. Ndryshe ndodh me showman-in e famshëm Ardit Gjebrea, të cilit ia artikulon mirë mbiemrin, por jo emrin. Se si ua di Angela emrat dhe mbiemrat e VIP-ave, më mirë shijoni këtë video miqsh, që Eraldo e ka postuar në Instagramin e tij. Kjo është seria 1 e telenovelës “Mbiemrat e të famshmëve shaiptarë sipas Angela Martinit”. Le të presim edicionin 2!