Andrra Destani, bëhet nuse për herë të dytë pas martesës me Sinan Hoxhën

Prej disa ditësh Andrra Destani, gruaja e këngëtarit Sinan Hoxha ndan foto nga prapaskenat e një seti fotografik. I realizuar në lokalin e saj ‘Andrra Couture’ ky set e ka bërë Andrrën nuse për herë të dytë, me një synim- promovimin e koleksionit të ri të vellove. Ka qenë vetë Andrra imazhi i këtij seti të cilin pak nga pak ka nisur ta shpalosë me qindra ndjekësit e saj në rrjete sociale, shkruan Prive. Bashkëpunëtor i Destanit në këtë set ka qenë grimeri Arbër Bytyqi dhe fotografi i njohur, Juxhin Kurti.