“Andi dhe Melisa bashkëjetojnë”, Shqipe bën deklaratën e fortë

Ish konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj, ka qenë e ftuar së fundmi në Top Albana Radio tek emisioni “Ndryshe”, ku është shprehur e lumtur që vuri drejtësinë në vend.

“Unë drejtësinë time e vura në vend, unë luftën e fitova, pastaj si të humbja si të fitoja, e rëndësishme është që e shijova!”, tha Shqipja.

Kur u pyet mbi thashethemet e një lidhje të mundshme me Andin dhe Melisën, Shqipja tha se ata të dy bashkëjetojnë.

“Unë e di që Melisa ka ardhur për Andin, e zgjodhi Fatjonin për lojë, e zuri me gojë emrin tim për ‘show’…”, tha Shqipja.

Nga ana tjetër, Melisa i ka mohuar këto akuza. “Kam qenë të shtëpia e një shoqe. Ky kapuçi është i imi dhe ia fala Andit se ma pa një ditë në program. Nuk dua të merrem me llafe”, tha Melisa.