Almeda Abazi e pranon: Zoti do të më bekojë me një fëmijë!

Almeda Abazi, miss-i shqiptar me një karrierë të shkëlqyer ndërkombëtare pritet të bëhet nënë së shpejti. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke, por Almeda e pohoi për revista who këtë lajm të bukur. Pas martesës me aktorin e famshëm Tolgahan Tsayisman, Almeda do të bëhet nënë për herë të parë.“Jam shumë e lumtur, Zoti do të na bekojë me një fëmijë”, është shprehur ajo. Ish-Miss Shqipëria është tre muajshe dhe gjithçka është zbuluar gjatë një kontrolli rutinë në spital.