Almeda Abazi dedikim Tolgahanit në 4-vjetorin e tyre të martesës

Almeda-2

Katër vjet të martuar dhe të dashuruar si në ditën e parë. Të paktën kështu duket në imazhet që publikojnë në rrjete sociale dhe deklaratat e dashurisë që ia bëjnë njëri- tjetrit. Dyshja e famshme Almeda Abazi dhe Tolgahan Saiysman, këtë të hëne festojnë 4 vjetorin e martesës. Me një fotografi nga “Dacing With the Stars”, ku Almeda ishte prezantuese dhe një mbrëmje vallëzoi me bashkëshortin, e ka uruar atë për përvjetor, shkruan Prive. Cifti tani po presin edhe një fëmijë bashkë, megjithatë detaje të tjera si gjinia e bebes, nuk i kanë bërë të ditura.