Alketa Vejsiu rikthehet me një program njohjesh në ekran

Jemi në prag të nisjes së sezonit të ri televiziv dhe ndryshimet, si çdo vit, nuk janë të pakta. Alketa Vejsiun e kemi parë gjithmonë të dedikuar pas programeve ku kryesisht, zbulohen apo sillen në vëmendje talente të reja.Sezinim që lamë pas, Vejsiu e mbylli me vogëlushët e “Në kurthin e Piter Pan”, ndërsa së fundmi ka lajmëruar nisjen e një formati ndryshe.

Një ‘Love Show’, thekson Alketa, është ai çka pritet të transmetohet në televizionin Klan. Fillimisht, moderatorja ka publikuar një video buzë detit, teksa dëgjon një këngë të Kejsi Tolës. “Frymëzim. Gati për serialin e ri në TV Klan.

Më pas, ajo ka postuar një pyetje në InstaStory, duke përfshirë kështu ndjekësit në projektin e ardhshëm. “Shumë shpejtë në TV Klan “Love Show” më i ri! Si do të donit të quhej?”, u është drejtuar Vejsiu përdoruesve në rrjet. Ende nuk janë zbuluar detaje të reja lidhur me formatin, megjithatë pritet të nisë sëbashku me fillimin e sezonit të ri televiziv. Prej disa kohësh u diskutua që Klan do të vinte me një format ‘dating’ dhe postimet e fundit të Alketës sapo e konfirmuan këtë. /News31.al