Alfred Cako shpërthen ndaj masave të koronavirusit: “Lërini njerëzit të bëjnë dashuri, ç’i keni këto”

Konspiracionisti Alfred Cako ka debatuar së fundmi me Bledi Manen lidhur me mbajtjen e distancës dhe respektimin e rregullave anti-Covid.

Fillimisht gazetari Bledi Mane i bëri thirrje qytetarëve që të ruhen dhe të ndërgjegjësohen për shkak se ka pasur shtime të rasteve të reja në ditët e fundit.

“I them qytetarëve ta lënë Korçën, se është bërë Korça si Dhërmiu i dimrit, t’i lënë mbledhjet në grupe nëpër restorante e kafene, seps eshikoni si janë shtuar rastet. U them të mbajnë maskën e të ruajnë distancën fizike, dhe nëse ka ditë me diell ta shijojnë atë kafe në dorë duke ecur”, tha Mane.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Cakos, i cili u shpreh se njerëzit duhen lënë të bëjnë dashuri. “Ç’i ke këto mo, lërini mo njerëzit të bëjnë dashuri, lërini mo përrallat”, tha Cako.