Aktori i njohur kapet mat me një vajzë 33 vjet më të vogël

Duket se aktori 58 vjeçar, David Duchovny po kalon një rini të dytë. Fitues i Golden Globe prej 14 muajsh është në një lidhje dashurie me një vajzë, vetëm 25 vjeçe. Ata janë fotografuar së bashku të dielën në Malibu.

Babai i dy fëmijëve, është 33 vjet më i madh se Monique Pendleberry, e cila në qershor festoi 25 vjetorin. David është babai i një djali 16 vjeçar dhe një vajze 19 vjeçare nga martesa me aktoren e njohur Gillian Anderson, sipas JOQ.