Adelina Ismaili rikthehet në muzikë, e krahasojnë me Monica Belluccin nga pamja në klipin e ri

Adelina Ismaili do i rikthehet muzikës me një bashkëpunim që pa u publikuar akoma ka marrë shumë vëmendje. Këngëtarja e dashur për publikun do realizojë një projekt me reperen Rina dhe fotot e përgatitjet e para të tij tashmë janë bërë virale. Adelina dhe kolegia e saj kanë publikuar shumë detaje dhe kanë zbuluar pamjen që do kenë në projektin në fjalë që mban emrin ‘Qikat’.

Adelina-2

Kaq ka mjaftuar që të gjithë fansat e saj të entuziazmohen për surprizën që publikohet së shpejti. Mes komenteve që e komplimentojnë për pamjen ka rënë në sy edhe ai i motrës së këngëtares, Zanfinës e cila ka shkruar: “Kush ishte Monica Bellucci?”.

Kanë qenë të shumtë edhe fansat që kanë rënë në një mendim me të pas këtij komenti duke e krahasuar bukuroshen e ekranit me aktoren e njohur italiane. Po ju shikoni ngjashmëri mes tyre? / revistawho.com